Zv/ministri i Bendshëm: Balili u vetëdorëzua sepse nuk kishte rrugë tjetër

schedule14:23 - 16 Janar, 2019

schedule 14:23 - 16 Janar, 2019

Vetëdorëzimi i Klement Balili mbetet një nga çështjet më të diskutuara duke qenë se ai kërkohej prej dy vitesh. I ftuar në ABC News, zv/ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, u shpreh se vënia para drejtësisë e “Eskobarit të Ballkanit” është sukes. Sipas tij, ai u vetëdorëzua pasi nuk kishate rrugë tjetër. Hodaj theksoi se Policia e Shetit ka qenë vazhdimisht në kërkim të Klement Balilit.

“Arrestimi është termi procedurial që përdoret në momentin që ky person merret nga forcat e policisë dhe njihet me masën e sigurisë. Ajo që u arrit dje është një nga format që policia e provon me operacionet etj. Nuk ka qenë vullneti i tij i lirë sepse dje është tentuar që të relativizohet procesi duke u mëshuar më shumë fakti që u vetëdoruzua. Për ne u vetërdoëzua sepse nuk kishte tjetër rrugë. Policia në territorin shqiptar nuk ka reshtur kurrë së kërkuari Klement Balilin”, u shpreh ai.

Vetëdorëzimi i Balilit u krye pas negociatave me familjarë të tij dhe në media flitej se ai ka pranuar të dorëzohet pas disa kushteve, një ndër to edhe ajo për të mos u ekstraduar në Greqi. Megjithatë për Hodajn kjo nuk qëndron. Sipas tij, policia nuk ka tagrin që të ofrojë kushte. Përsa i përket ekstradimit në Greqi. Hodaj u shpreh se Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi me Greqinë.

“Dhe ky pretendim është ngritur po është një ekstradim që nuk qëndron. Edhe avokati më normal në Shqipëri e di që mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka ekstradime. Në asnjë moment, edhe po të arrestohej para dy vitesh nuk do gjykohej në asnjë gjykatë tjetër përveç asaj shqiptare.

Policia nuk ka tagër dhe nuk është në pozicion që të ofrojë kushte. Procesin e rregullt ligjor Balilit ia siguron Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Nuk e di nga dolën këto punët e kushteve sepse policia nuk është në gjendje të negociojë për lehtësira sepse nuk është organi që ia ngarkon ligji këtë gjë. Nuk ka kuptim vendosja e kushteve këtë moment”, theksoi ai.

Në studion e ABC News, zv/ministri i Brendshëm tha se bëhet fjalë për një operacion të organizuar në mënyrë profesionale dhe që drejtohej nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Hodaj theksoi në studio se paralelisht me kërkimin ndaj Balilit ka nisur edhe një dosje hetimore ndaj personave që e kanë ndihmuar të fshihej. Përsa i përket deklaratave të opozitës ai tha:

“Nuk i kam ndjekur të gjitha. Pashë një deklaratë të nënkrytarit që m’u duk deklaratë alogjike dhe e pambështetur. U kërkua që të arrihej ky rezultat dhe u arrit. Besoj që ky është sukses. Dy vjet kërkimi dhe kjo pune nuk është ndonjë afat që na bën të merakosemi duke pasur parasysh rëndësinë e këtij personi.”/abcnews.al