Zv.kryeministrja inspekton punimet në Drejtorinë Rajonale Mat, Gonxhe: Në shtator nis faza zyrtare për pistën e Formula 1

schedule14:51 - 28 Gusht, 2023

schedule 14:51 - 28 Gusht, 2023

Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku këtë të hënë ka inspektuar nga afër punimet për ndërtimin e Drejtorisë Rajonale në Mat.

Balluku në fjalën e saj është shprehur se një projekt i tillë do të lehtësojë m ë shumë procedurat në lidhje me shërbimet që duhet të marrin, ku do të

Nuk e kemi më fenomenin e automjeteve pa letra, që shiteshin dhe nuk ndryshonin pronësi. Ajo që ne kem i arritur në këto vite përveç regjistrimit të makinave dhe afatit të aplikimit, më në fund kemi arritur që të kemi një standard të ri të ndërtimit të DPSHTRR në të gjithë vendin. Duke parë shtrirjen e qarkut të Dibrës një projekt i tillë ishte i nevojshëm”, ka thënë Balluku.

Sipas zv-kryeministres tashmë do të ketë jo vetëm, ulje të kostos ekonomike por edhe një lehtësim të procedurave në kohë fizike.

Drejtori i përgjithshëm i Transportit Rrugor Blendi Gonxhe gjatë inspektimit të Drejtorisë Rajonale në Mat, ka deklaruar se në shtator nis dhe faza zyrtare për projektin e pistës së Formula 1.

“Pritet që në shtator të 2023 është faza ku ne do të dorëzojmë një letër aplikimi për pistën e Formula 1 dhe në lidhje me këtë projekti i studios të dalë në një rezultat”, ka thënë ai./abcnews.al