Zv/ambasadorja amerikane: Të hetohen dosjet për Shullazin dhe ish-ministrin Tahiri

schedule16:13 - 5 Tetor, 2018

schedule 16:13 - 5 Tetor, 2018

Largimi nga detyra e ish-ambasadorit Donald Lu nuk e ka ulur vëmendjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj hetimit të dy prej dosjeve më të përfolura, atë të ish-ministrit Saimir Tahiri dhe tjetra që i përket Emiliano Shullazit.

“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me ata shërbëtorë publikë të ndershëm dhe të guximshëm që po ndërtojnë një të ardhme më të ndritur dhe jetike për gjyqësorin e Shqipërisë. Na shihni ta bëjmë këtë për çështjen “Shullazi”, na shihini ta bëjmë këtë për hetimin “Tahiri”, tha zv/ambasadorja.

Në ceremoninë e diplomimit të magjistratëve të rinj, zv/ambasadorja amerikane Leyla Moses i kujtoi politikanëve se nuk duhet të vonojnë me reformën në drejtësi.

“SHBA do të vazhdojnë gjithashtu të nxisin drejtuesit politik të Shqipërisë që të bëjnë pjesën e tyre për të krijuar një sistem gjyqësor më të të mirë për të gjithë, të kërkojë që deputetët e Kuvendit të punojnë sëbashku. Ata duhet të punojnë së bashku për të ndryshuar ligjin e qeverisjes në mënyrë që Shkolla e Magjistraturës të mbushë këto karrige me të diplomuarit e ardhshëm. Sistemi i drejtësisë së nesërme varet nga veprimi i Kuvendit sot”, u shpeh Moses.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës këmbëngulin për ngritjen e SPAK dhe BKH . Dy institucione që sipas zv/ambasadores amerikane përfaqësojnë epokën e re të daljes nga e shkuara e njëllosjes së korrupsionit dhe përfaqësojnë llogaridhënien  e re për popullin shqiptar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!