Zotimi i Trump: Do t’i largoj të gjithë të marrët si Jack Smith

schedule22:28 - 15 Mars, 2025

schedule 22:28 - 15 Mars, 2025

Hashim Thaçi gjendet në Hagë, vetëm për një arsye.

Dhe Richard Grenell po thotë se e di cila është ajo.

Sipas emisarit special të presidentit amerikan, Donald Trump, ish-presidenti I Kosovës ishte I ftuar nga Trump, që bashkë me serbin, Aleksandar Vuçiq, ta nënshkruanin Marrëveshjen historike në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator 2020.

Dhe pikërisht për ta parandaluar këtë plan, ish-kryeprokurori I Dhomave të Specializuara, Jack Smith kishte ngritur aktakuzën ndaj tij.

Për më tepër Grenell, në një postim në platformën X e përmendi edhe emrin e një zyrtari që kishte lejuar të rrjedh informata për takimin në Uashington. Bëhet fjalë për Brus Shvarc, ish-shefin e marrëdhënieve ndërkombëtare në Departamentin e Drejtësisë, i cili kishte verikimin në sekretet shtetërore.

E pikërisht për shkak të prishjeve të planeve të Trumpit, por edhe aktakuzave të ngritura personalisht ndaj tij, tash Smith është bërë cak i hakmarrjes së presidentit amerikan.|

Me të Trump, u mor edhe kur e vizitoi Departamentin e Drejtësisë, që tani për shefe ish-avokaten e tij në rastet përball Smith, Pam Bondi.

Duke e quajtur të krisur, u zotua se do t’i largojë nga institucionet të gjithë zyrtarët e pandershëm dhe të korruptuar.

Kjo duke ua larguar edhe masën e verifikimit të sigurisë.

Grenelli ndërkohë, po paralajmëron edhe hetim e ndjekje penale të Smithit./KlanKosova

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!