Ardhja e tekniku Thiago Motta, në krye të pankinës së Juventus po sjell një revolucion te “Bardhezinjtë”, teksa deri më tani po shohim një futboll, ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim këto vitet e fundit nga “Zonja e Vjetër”.
Mirëpo, për të përmbushur objektivat e tij, tekniku italo-brazilian ka nevoj për një tjetër përforcim dhe ky i radhës vjen nga Bundesliga.
Bëhet fjalë për “yllin” e Borussia Dortmund, Karim Adeyemi, i cili pëlqehet shumë jo vetëm nga Motta, por edhe nga “dirigjenti” i merktos “bardhezi”, Cristiano Guintoli, i cili gjatë turneut parasezonal në Gjermani shfrytëzoi rastin për të nisur negociatat me lojtarit, duke filluar nga takimi me anëtarët e familjes së tij në Mynih.
Sipas raportimeve të prestigjiozes italiane “La Stampa”, Adeyemi është i gatshëm të transferohet në Serie A dhe tashmë mbetet vetëm që të arrihet akordi me “Verdhezinjtë” gjermanë, me këta të fundit që nuk pranojnë më pak se 50 milionë euro për “pistonin” e sulmit. /i.m /abcnews.al