Zonat e mbrojtura hapen për turistët

schedule17:18 - 26 Qershor, 2018

schedule 17:18 - 26 Qershor, 2018

Ministria e Mjedisit dhe Turizmit synon të zgjerojë ofertën turistike përmes ekoturizmit. Disa prej zonave të mbrojtura do të bëhen pjesë e guidave turistike. Paketat e para turistike janë në prag të çertifikimit.

Zonat e Mbrojtura në vendin tonë do të hapen për t’u vizituar nga turistët. Agjencia Kombëtare për Zonat e Mbrojtura ka testuar terrenin dhe ka vendosur që paketat e para pilot të ofrohen për Shkodrën dhe Vlorën.

“Ka pasur një paketë që ne e kemi futur brenda, që shumë gjëra që njerëzit duant t’i bëjne, duan t’i bëjnë brenda zonave të mbrojtura. Ne synojmë një target turizmi natyror, i cili vjen për të shijuar kohën e lirë, por kontribuon në mbrojtjen e natyrës dhe dëmtimit të vogël të tij. Në Shqipëri janë bërë dy teste”.

Specialistët ndërkombëtar bashkëhartues të testeve evidentuan edhe problemet kryesore.

“Problemi kryesor janë mbetjet, të cilave pjesë e paketës ishte pastrimi i shtigjeve që kaluan”.

Pas certifikimit, në gjysmën e parë të vitit që vjen paketat do të jenë pjesë e guidave me qëllim zgjerimin e ofertës turistike për këdo që zgjedh të vizitojë Shqipërinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!