Të gjesh një vendparkimi në zonë muzeale në Gjirokastër është fat. Në këtë zonë mund të parkohen rreth 100 automjete. Ndërkohë që kjo situatë ka rënduar hotelet dhe bujtinat
Turistët janë të detyruar shpesh herë të parkojnë larg hoteleve. Ata stërmundohen pasi me bagazhe në duar duhet ta përshkruajnë në këmbë një pjesë të rrugës. Më problematikë është situata për prindërit me fëmijë të vegjël dhe personat me aftësi të kufizuara.
“Nëse ka çanta dhe valixhe do 10 minuat rrugë ose ata që janë me karroca me fëmijë kanë vështirësi. Apo njerëz që lëvizin me karrocë e kanë të vështirë ardhjen. Ne mundohemi t’i ndihmojmë për transportin e valixheve dhe gjërave që kanë me vete.”
“Kemi 5 vjet që këtë muhabet kemi. Kanë bagazhe kanë makina duan ta kenë makinën afër.”
Administratorët e hoteleve dhe bujtinave thonë bllokimi i rrugës pengon dhe ata i për të kryer furnizmiet e nevojshme.
“Me bërjen e parkimit mbase zgjidhet kjo amulli.”
Po nuk dihet nëse do të vijojnë punimet për parkimin në sheshin Çerçiz Topulli, pasi pak ditë më parë ato u pezulluan. Në këtë zonë gjatë gërmimeve kanë dalë në ditë rrënojat e një objekti që mund ti përkasë një kështjelle të shekullit të XVIII. /abcnews.al/