Zohran Mamdani ka fituar zgjedhjet për kryebashkiak të New York-ut, duke shënuar një kthesë të rëndësishme në politikën amerikane. Fitorja e tij, e arritur të martën, më 4 nëntor, u cilësua nga diplomati Roland Bimo si triumf i një “kandidati atipik”, që ka fituar mbështetjen e qytetarëve të lodhur nga qeverisja tradicionale e demokratëve dhe republikanëve.
I ftuar në emisionin “News Line” në ABC News, Bimo tha se Mamdani ka ditur të fitojë simpatinë e elektoratit me qasjen e tij të veçantë ndaj konflikteve në Lindjen e Mesme dhe me premtimin për të “përmbysur dinastinë” politike në SHBA.
“Ndodhi ajo që pritej fitoi një kandidat atipik. Në SHBA ka një problem sepse ata duan të bindin të tjerët të mendojnë si ata. Mamdani që në fjalën e tij tha se do të përmbyste dinastinë. Edhe Trump në fillim të pushtetit të tij u paraqit me program atipik, që nuk ishte parë deri në atë kohë. Mamdani mbajti një qasje shumë korrekte me konfliktet në Lindjen e Mesme dhe luftën në Gaza.
Me këtë logjikë politike ai ka arritur të bëjë për vete shumë qytetarë të New York të cilët e votuan. 33% e hebrenjve të Neë Yrok kanë votuar për Mamdanit. Kjo është një shifër inkurajuese, pasi nuk janë kundër qasjes së Mamdanit në luftën në Rripin e Gazës. Amerikanët janë të lodhur nga qeverisja e demokratëve e republikanët, prandaj dhe shkojnë në kandidatët atipikë siç është Trump dhe Mamdani. Për Donald Trump është një humbje. Trump ka treguar që çfarë do që do të ndodhë nuk ka frikë që ta përdorë. Përplasjet me Mamdanin do të thellohen”, tha Roland Bimo.

