“Zogu” del nga kafazi: Gjykata e mbyll në shtëpi

schedule11:53 - 14 Maj, 2020

schedule 11:53 - 14 Maj, 2020

Gjykata Penale e Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë për Hermes Nikajn. Pak më parë, trupi gjykues vendosi që Hermes Nikaj, i arrestuar për shfrytëzim prostitucioni të dalë nga qelia dhe të qendrojë në arrest shtëpie.

Nikaj u arrestua në fund të nëntorit të vitit të shkuar me akuzën e “shfrytëzimit të prostitucionit” pasi policia pretendoi se merrej me gjetjen e vajzave me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion kundrejt pagesave.

Lexo edhe: Policia i gjeti tre veta në një dhomë hoteli: Si u arrestua “Zogu i Tiranës” dhe akuzat për prostitucion

Lexo edhe: “Zogu i Tiranës” rrëfehet nga burgu: Çunat këtu më mbajnë mirë, më pyesin si je rrushi

Policia njoftoi atëhere se për arrestimin e tij ka realizuar një hetim 1 vjeçar në bashkëpunim Prokurorinë e Tiranës. Përmes përgjimeve telefonike, mesazheve dhe vëzhgimeve në terren Nikaj u arrestua në akuzën e prostitucionit.

Së bashku me  ‘Zogun e Tiranës’ në pranga ranë edhe tre persona të tjerë A.Gj, 47 vjeç banues në Mamurras, A.N 43 vjeç lindur në Fier dhe banues në Kanada për veprën penale të “prostitucionit” dhe 43-vjeçarja me inicialet A.B,pronare e një qendre estetike në Tiranë.

Ndërkohë u hetuan në gjendje të lirë edhe dy vajza 20 e 32 vjeçare nga Tirana, të  dyshuara për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.

Në dëshminë e dhënë fill pas arrestimit ai mohoi akuzën e prostitucionit, pasi sipas tij vajzat kryenin marrëdhënie me dëshirë, dhe nuk kishin qëllim përfitimin financiar.

Hermes Nikaj (Zogu i Tiranës), është një emër i njohur i ekranit për shkak të pjesëmarrjes në disa emisione televizive, dyshohet të ketë rolin e menaxherit, siguronte vajza dhe gra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa ose hotele sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!