“Zogjtë shtegtarë të futbollit shqiptar”/ Zbulohen emocionet e ndeshjes me Çekinë: Në Pragë kamarieret mbanin bluzat e Kombëtares

schedule10:13 - 10 Tetor, 2023

schedule 10:13 - 10 Tetor, 2023

“Zogjtë shtegtarë të futbollit shqiptar” është një nga dokumentarët që paraqet jetën dhe aktivitetet e ish-futbollistëve të ekipit kombëtar.

Gazetari sportiv, Ervin Baku dhe regjisori Petri Bozo kanë ndarë detaje për këtë dokumentar me në qendër ndeshjen Çeki-Shqipëri në “ABC e Mëngjesit”.

Ata kanë zbuluar se lindi rikthimi i këtij projekti pas 20 vitesh, ndërkohë që kanë vizituar dhe qytetin e Pragës. Dyshja kanë takuar nga afër shqiptarët e suksesshëm atje, që padyshim kanë një lidhje të veçantë me futbollin.

“Një fakt ishte një ide që lindi në ambientet e RTSH-së, për të ringjallur pak dhe kujtimin e Kosta Grillos dhe të një cikli dokumentarësh që unë e kam prodhuar me Kostën në fillim të viteve 2000. Na nxiti që të merrnim rrugën drejt Pragës jo vetëm për ndeshjen, por dhe për një mori personazhesh që rrothullohen rreth atij takimi dhe me Vinin u nisëm me makinë drejt Çekisë për të ringjallur ciklin e dokumentarëve te çdo qytetar shqiptar me të njëjtën titull që ka qene para 20 vitesh në Tv Klan dhe ta rifillojmë. Ne duhet të shkojmë në të gjithë Europën për të zbuluar jetën e të gjithë futbollistëve dhe njerëzve që jetojnë me ta”, u shpreh Bozo.

“Dokumentari shfaqet nesër në orën 21:00 në RTSH 1 HD. Janë shqiptarë shumë të suksesshëm në Pragë, duke filluar nga familja Hysi, ku Lorenc Hysi ka restorantin më të madh të Pragës në qendër, që u bë baza e tifozëve kuq e zi, para, gjatë dhe pas ndeshjes. Të gjithë personazhet e restorantit u veshën kuq e zi me një atmosferë fantastike. Kishte një staf me shumë persona, kamariere ruse, ukrainase, sllave, të gjitha me bluzat e Kombëtares. I kishte marrë bluzat një ditë përpara dhe ato shërbenin me bluzat e Kombëtares në qendër të Pragës.

Pastaj, kemi një mjeke okuliste shumë të njohur, Enkela Çelo, e cila është martuar me një çek dhe aty ishte diçka shumë e bukur. Ishte shumë e bukur sepse e kishte pyetur bashkëshortin më kë do bësh tifo dhe ai i kishte thënë me Çekinë. Kjo e kishte parë keq dhe i kishte thënë se për hir të familjes nuk do bëj. Ishte një komunitet i madh dhe i suksesshëm. Të gjitha këto kishin një lloj lidhje me futbollin”, tha Baku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!