Zinxhirë të gjembëzuar i janë vënë pemëve së fundmi në një lagje të Bristolit në jugperëndim të Anglisë, në mënyrë që të mos lejojnë zogjtë të pushojnë në degët e tyre.
Kjo mënyrë parashikohet të parandalojë bërjen pis të makinave nga jashtëqitja e zogjve në parkun në të cilin ndodhet edhe parkingu i zonës.
Shumë nga banorët kanë shprehur me furi kundërshtinë e tyre duke u ankuar dhe tek Këshilli Qeveritar i qytetit.
Ky vendim u mor pasi disa nga rezidentët ishin lodhur nga pastrimi çdo ditë i makinave nga mbetjet e zogjve, të cilët mblidheshin me turma në pemët ku parkoheshin mjetet e tyre.
Një përfaqësues i Këshillit të Bristolit, u shpreh se nuk e kishin të mundur të gjenin një zgjidhje për këtë, pasi parkingu ishte në një pronë private./abcnews.al
Zogjtë nuk lejohen më nëpër pemë
schedule21:47 - 19 Dhjetor, 2017
schedule 21:47 - 19 Dhjetor, 2017