“Nuk mund të shkojmë në zgjedhje të parakohshme pa në reformë zgjedhore që të mbyllë ca korridore manipulimi e shkeljesh që janë reale”. Është ky qëndrimi që ndau në studion e ABC News me Juli Xokaxhi analisti Preç Zogaj. Sipas tij opozita duhet të shkojë drejt zgjedhjeve për t’i fituar, jo thjesht për të bërë zgjedhje.
“Zgjedhjet e parakohshme janë të nevojshme në Shqipëri, duhet të analizojmë me profesionalizëm, të mos ecim kuturu, loja është e rëndë, duhet të shkojmë drejt zgjedhjeve për t’i fituar jo thjesht për ti bërë, se nëse nuk i fitojmë zgjedhjet i zgjasim mandatin Ramës.
Nuk mund të shkojmë në zgjedhje pa një reformë zgjedhore që të mbyllë ca korridore manipulimi shkeljesh që janë reale, te numërimi, administrimi i zgjedhjeve janë një mori elementësh që kërkojnë të marrin formë përfundimtare, pastaj të fillojë të funksionojë reforma në drejtësi tani ka dhe një artikulim në mëbshtetje të drejtësisë së re, fillimi i drejtësisë së re natyrshëm do të çojë në zgjedhje të parakohshme, duhet të startojmë nga vota e lirë. Për mua duhen zgjedhjet e parakohshme, jo sot e nesër. Nëse nuk jemi aty ku duhet më mirë të punojmë më shumë. Produkti i reformës ndihmon më shumë opozitën se qeverinë”.
I pyetur nëse jemi afër zgjidhjes së kësaj situate, Zogaj thotë se zgjidhjen në nivelin makro e kanë dhënë ndërkombëtarët.
“Ata nxisin dhe shtyjnë në suazën e këtyre kërkesave që kanë të bëjnë me reformën zgjedhore dhe vazhdimin e ngritjes së institucioneve të drejtësisësë re, që nuk varet nga partitë. Kuadrin e zgjidhjes në nivelin makro e kanë dhënë ndërkombëtarët dhe nuk e lëviz kush”. /abcnews.al