Dy vatra zjarri në pak orë kanë krijuar një situatë problematike në Lezhë, ku për pasojë dhjetëra hektarë me pyje janë djegur.
Abcnews.al mëson se flakët kanë “zbritur” në aksin Lezhë-Milot, tek kthesa e Tales.
Në vendngjarje ndodhet policia që po drejton trafikun e automjeteve. Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve, te cilat kanë vështirësuar edhe lëvizjen e automjeteve.
Gazetari Gjergji Figuri raporton se flakët po përhapen me shpejtësi, pasi është rritur intensiteti i erës në zonë. Mësohet se zjarri rrezikon një magazinë aty pranë. /abcnews.al