Zjarri vdekjeprurës i rënë në Kinë ”ndez” protestat kundër masave të Covid

schedule12:01 - 26 Nëntor, 2022

schedule 12:01 - 26 Nëntor, 2022

Zjarri që u shkaktua të enjten në Kinë, ku mbeten 10 të vdekur dhe 9 të plagosur, raportohet nga mediat lokale se ndodhi për shkak të një defekti teknik.

Videot e shumta në internet kanë sugjeruar se përpjekjet e shumta për të shuar zjarrin janë penguar nga kufizmet e vendosura kundër Covid. Pekini vazhdon të ndjekë një politikë kufizuese ndaj Covid, pavarsisht zemërimit të publikut. Autoritetet në qytetin e Urumqit kanë mohuar pretendimet se kufizimet ndaluan njerëzit që t’i shpëtonin zjarrit të së enjtes. Ata fajësuan automjetet e parkuara duke thënë se ndaluan hyrjen e zjarrfiksëve.

BBC-së iu tha më herët nga një banor se njerëzit që jetonin në kompleksin e goditur nga zjarri u penguan kryesisht të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Kjo është kundërshtuar nga media shtetërore kineze. Megjithatë, autoritetet e Urumqit kërkuan një falje të pazakontë të premten vonë – duke u zotuar të ndëshkojnë këdo që kishte braktisur detyrën e tyre. Pekini vazhdon të ndjekë një politikë zero-Covid, pavarësisht numrit rekord të infeksioneve dhe zemërimit në rritje të publikut.

Kryeqyteti i rajonit perëndimor Xinjiang ka qenë nën kufizime që nga fillimi i gushtit. Kjo rriti dhe zemërimin e publikut duke bërë që të protestojnë natën. Demonstruesit u filmuan duke u përballur me policinë, duke thyer një barrierë dhe duke bërtitur “fund masave të Covid”.

Turma të mëdha u filmuan në rrugët e Urumqit – megjithëse postimet ishin zhdukur nga mediat sociale kineze të shtunën në mëngjes. Interneti është shumë i censuruar në Kinë dhe referencat për protestat e Urumqit ishin hequr kryesisht nga mëngjesi i së shtunës.

Protestat janë të rralla në Kinë, megjithëse ka pasur mosmarrëveshje publike në rritje që synojnë strategjinë e Pekinit për zero-Covid. Kjo politik është vendosur për shkak të niveleve relativisht të ulëta të vaksinimit të vendit dhe një përpjekjeje për të mbrojtur të moshuarit.

Bllokimet e parakohshme kanë shkaktuar zemërim në të gjithë vendin – dhe kufizimet e Covid më gjerësisht kanë shkaktuar protesta të dhunshme kohët e fundit nga Zhengzhou në Guangzhou.

Megjithë masat e rrepta, numrat e rasteve të Kinës këtë javë arritën rekorde të të gjitha kohërave që nga fillimi i pandemisë. Rajoni i Xinjiang është shtëpia e shumë ujgurëve, kundër të cilëve qeveria kineze është akuzuar se ka kryer shkelje të shumta të të drejtave të njeriut – diçka që ajo e mohon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!