Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Flakët nisën nga kartonët e Big Market/ Në pak sekonda u përfshi fasada, 30 apartamente të shkrumbuara

schedule16:25 - 19 Prill, 2026

schedule 16:25 - 19 Prill, 2026

Ky është momenti kur mbetjet e kartonit pranë big market marrin flakë.

Siç shihet edhe në këto pamje, zjarri nis fillimisht nga kartonët, e në vetëm pak sekonda, flakët përfshijnë fasadën e pallatit, duke shkrumbuar 30 apartamente.

Ka qenë ora 16:34 e së martës dhe në pamje shihen kartonat e mbeturinave në flakë.



Megjithatë, sipas hetuesve, pikënisja e kësaj vatre zjarri kanë qenë disa fëmijë, të cilët ndodheshin pranë kompleksit të banimit, pak minuta para zjarrit.

Grupi I hetuesve që vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, ka në dorë pamjet e kamerave të sigurisë, ku 5 të mitur marrin disa kartona nga grumbulli I mbetjeve të big market e më pas në ikje, I hedhin sërish aty.

Pak çaste pas largimit të fëmjëve, shpërthen zjarri.

Deri në këtë fazë, policia ka vënë 8 persona nën hetim, 4 prej të cilëve u arrestuan pas ngjarjes dhe u lanë më pas të lirë nga gjykata e Tiranës, ndërsa 4 të tjerë u proceduan në gjendje të lirë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!