Zjarri shpërthen në jug të Francës, evakuohen 3000 persona

schedule08:25 - 15 Gusht, 2023

schedule 08:25 - 15 Gusht, 2023

Një zjarr shpërtheu të hënën në tre komunitete në jug të Francës, duke përfshirë vendpushimin bregdetar të Argelès-sur-Mer, duke çuar në evakuimin e më shumë se 3,000 njerëzve nga kampe të ndryshme, sipas departamentit të zjarrfikësve dhe qeverisë rajonale.

Zjarri ka rënë pak pas orës 17:00 në Pirenejtë lindor, një prefekturë që është fqinjë me Spanjën, autoritetet e prefekturës shpjeguan për AFP, duke specifikuar se është përhapur në 4800 hektarë në një zonë urbane në një vend me shumë turistë.

Nuk raportohet për viktima civile në zonë, por 17 zjarrfikës u plagosën lehtë, sipas autoriteteve.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!