Zjarri shkrumbon banesat në Bulqizë, 4 familje mbeten në qiell të hapur

schedule11:56 - 6 Shkurt, 2022

schedule 11:56 - 6 Shkurt, 2022

Një zjarr i fuqishëm ka shkrumbuar një banesë ku banonin katër familje në Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, në lagjen Minatori të Bulqizës, në afërsi të qendrës sociale.

Nga zjarri nuk ka të lëndua, pasi fatmirësisht familjarët kanë dalë menjëherë. Edhe pse kanë mbërritur shpejt zjarrfikëset, nuk kanë mundur të shpëtojnë banesat. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vend ngjarja për të zbardhur shkaqet e zjarrit.

“Pashë tym, nëpër flakë hapa derën dhe thirra komshinjtë. Shkak është bërë korenti. Zjarri ra te unë përpara. Kërkojmë të na ndihmojmë, të paktën të kemi ku të fusim kokën”, thotë një prej bonorëve.

‘Këtu janë katër familje të dëmtuara që janë djegur nga zjarri. Banesat janë djegur totalisht. Do të mblidhet shtabi i Emergjencave Civile për të marrë masat për këto familje, do të bëhet vlerësimi, do të paraqitet dosja në Këshillin Bashkiak dhe do të bëhet dëmshpërblimi. Bashkia është e gatshme të caktojë edhe bonusin e qirasë”, thotë Flamur Jella, shef i emergjencave Bashkia Bulqizë.  g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!