Zjarri ka shkatërruar kampin më të madh të emigrantëve në Greqi. Moria, në ishullin e Lesbos u përfshi nga flakët duke shkaktuar shkatërrim, pothuajse të gjithë kampit.
Rreth 25 zjarrfikës u përpoqën të “luftojnë” me flakët , në kohën që emigrantët po evakuoheshin, disa prej të cilëve pësuan edhe lëndime.
Ndërkohë ende nuk është bërë me dije se kush janë arsyet e shpërthimit të zjarrit, ndërsa erërat kanë bërë që zjarri të përhapet me shpejtësi.
Zëvendësguvernatori i Lesbos Aris Hatzikomninos njoftoi se kampi ishte “shkatërruar plotësisht”.
Sakaq pritet që kryeministri Kyriakos Mitsotakis të mbajë një takim urgjent për shkak të kësaj situate.
/abcnews.al/