TIRANË- Policia ka administruar pamjet e sigurisë të bizneseve përreth marketit ku nisi zjarri që shkrumboi pallatin 12 katësh.
Nga pamjet e sigurisë, shikohen disa fëmijë duke luajtur në pjesën e pasme të marketit në katin e parë.
Sipas grupit hetimor shikohet që në këtë anë te marketit ndodheshin kartonë të grumbulluar, por është e paqartë momenti si nisën zjarri pasi nuk dallohet fillimi i flakëve.
Ende është e paqartë sesi ka nisur zjarri ndërsa vazhdon puna për të gjetur shkakun e ngjarjes./abcnews.al


