Zjarri “pushtoi” stadiumin, UEFA vendos për ndeshjen Andorra-Angli

schedule22:14 - 8 Tetor, 2021

schedule 22:14 - 8 Tetor, 2021

Ndeshja kualifikuese e Botërorit “Katar 2022”, Andorrë-Angli, e cila ishte programuar nga UEFA të shtunën në orën 20:45, stadiumin e Andorras e përfshiu zjarri masiv.

Askush nuk u lëndua nga zjarri në stadiumin e Andorrës dhe dëmet u pastruan para ndeshjes së Anglisë, kësisoj loja do të vazhdojë pavarësisht dëmtimit të kanalit të transmetimit, gropave dhe pjesëve të vogla të fushës dhe djegieve të pajisjeve të VAR-it.

Në prononcimin e dhënë së fundmi, një zëdhënës i Federatës së Futbollit të Andorrës tha:

“Siç e dimë të gjithë ka pasur një aksident të vogël dhe një zjarr.

Asnjë dëm personal nuk është raportuar, vetëm dëme materiale dhe orari do të vazhdojë siç është parashikuar. Asnjë ndryshim atje (me) konferencë për shtyp dhe trajnim.

Ka pasur një deklaratë zyrtare të dhënë nga ministri ynë i sportit dhe presidenti i federatës. Ndeshja do të luhet”, është thënë në një komunikatë të ekipit vendas.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!