Të paktën 27 persona, shumica e të cilëve fëmijë, kanë humbur jetën në një zjarr që përfshiu një shkollë në periferi të kryeqytetit të Liberisë, Monrovia. Zjarri dyshohet të ketë rënë në orët e mëngjesit kur fëmijët e shkollës së Kuranit po flinin në godinën që ndodhet pranë një xhamie.
Policia vendase ka deklaruar se skuadrat e shpëtimit po kërkojnë ende për trupa në ndërtesë. Presidenti i vendit, ish-futbollisti i njohur Xhorxh Ueah ka vizituar vendin e ngjarjes dhe i ka shprehur ngushëllimet e tij familjarëve të të ndjerëve.
Ndërkohë, një zëdhënës i policisë ka thënë për agjencinë e lajmeve “Reuters” se zjarri mund të ketë rënë për shkak të një problemi elektrik, por hetimet vazhdojnë./ABC News Albania 24/7