Vijon të jetë aktiv prej katër ditësh zjarri në zonën e Dukatit në Vlorë. Në terren po punojnë për lokalizimin e flakëve rreth 40 forca zjarrfikëse.
Por për shkak të terrenit të vështirë, në ndihmë të ekipeve ka pasur edhe ndërhyrje nga ajri me helikopterët e forcave të armatosura.
Zjarri në malin e Dukatit ka djegur një sioerfaqe të konsiderueshme me kullota, pemë dhe bimesi, ndërsa situata është nën kontroll dhe deri më tani nuk rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë.
“Janë forca të shumta në operacion, prej katër ditësh. Në pjesën më të madhe ka qenë zjarr në kullota por duke përfshirë edhe një pjesë pyjore pishë. Nuk ka asnjë rrezik për parkun kombëtar të Llogarase. Helikopteri ne gadishmeri per cdo rast te mundshëm. Efektivet ne terren forcat zjarrfikese dhe forcat e armatosura dhe nga pushteti vendor.”
Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, i cili pa nga afër situatën në terren u bën thirrje strukturave për hetim te zjarreve.
“90% e tyre jane te vendosura nga dora e njeriut.”
Në 24 orët e fundit në të gjithë vendin nga veriu në jug janë raportuar 16 vatra zjarri, nga të cilat 4 janë ende aktive./abcnews.al

