Zjarri në ullishten e Elbasanit, Meta apel institucioneve: Ndërprisni pushimet, mbroni këtë pasuri natyrore

schedule22:36 - 7 Gusht, 2022

schedule 22:36 - 7 Gusht, 2022

Kryetari i Partisë Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas zjarrit që ka përfshirë kurororën e ullishteve në Elbasan.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se shteti duhet të ngrihet në këmbë për të mbrojtur këtë pasuri natyrore.

Postimi i Metës:

Kurora e gjelbërt e Elbasanit, pasuri publike natyrore, vazhdon për orë të tëra të shkrumbohet nga zjarri, papërgjegjshmëria dhe indiferenca shtetërore.

Megjithë alarmet e ngritura asnjë ndërhyrje efektive dhe asnjë masë.

Ndërprisni pushimet, ngrihuni në këmbë dhe shuani zjarret!

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!