Një zjarr ka rënë në tregun e rrobave të përdorura këtë të premte në Shkodër. Zjarri është i përmasave të mëdha dhe rrezikohen edhe banesat pranë.
Aktualisht, zjarrfikësit po luftojnë me flakët. Në tregun e rrobave të përdorura është dëgjuar edhe një shpërthim, dyshohet bombol gazi.
Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake Bashkiake kanë evakuar banorët nga banesat përrreth tregut.
“Dyshohet një lojë e fëmijëve nga fishekzjarret që ka shkaktuar flakët e zjarrit. Tregu është me roje dhe po merret në pyetje për të parë se cilat kanë qenë shkaqet. Nuk ka dyshime se ka qenë i qëllimshëm. mund të jetë shkaktuar nga pakujdesia”, raportoi gazetari i ABC News, Simon Shkreli./abcnews.al