Zjarri në spitalin e Fierit, reagon policia: Nuk ka persona të lënduar

schedule10:31 - 6 Korrik, 2022

schedule 10:31 - 6 Korrik, 2022

Ka reaguar policia lidhur me zjarrin e rënë paraditen e sotme në ambientet e spitalit të Fierit.

Sipas policisë, zjarri ka rënë rreth orës 10:00 në spitalin Rajonal Fier, në repartin e grafisë.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Lexo edhe: Bie zjarr në katin e parë të spitalit të Fierit

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona të dëmtuar.

Shkak mendohet të jetë bërë një shkëndijë elektrikë në repartin e grafisë që ndodhet pranë spitalit pediatrik.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!