Zjarri në Panaja shkrumboi ullinjtë, banorët: Autorët të mos dalin më nga burgu, miliona lekë u “dogjën”

schedule11:09 - 8 Shtator, 2021

schedule 11:09 - 8 Shtator, 2021

Në Panaja, nga zjarri i vendosur ditën e djeshme, sipërfaqja e djegur e tokave shkon në një hektar ndërsa nuk ka dëme në stane apo banesa. Ndërsa, në Bastrovë mendohet të jenë djegur rreth 200 hektarë me ullinj, pemëtari të zonës e shkurre.

Në Bestrovë fatmirësisht nuk ka dëme në banesa me përjashtim të një muri rrethues që është dëmtuar pak nga zjarret. Një nga banorët e Bestrovës, ndërsa bën thirrje që autorët të futen në burg, thotë se me djegien e ullinjve kanë humbur miliona lekë.

“Çfarë faji kemi ne? Ullinj, s’ka më, në prodhim ishin…Një cigare, mbaroi çdo gjë. Ata që vunë zjarrin të venë në burg e të mos dalin më. Janë miliona lekë që janë djegur. Këta ullinjtë janë katërvjeçarë, ata që janë djegur kanë nga 60 vjet. Ai nuk bëhet më.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!