Zjarrfikëset e Tiranës vënë nën kontroll flakët në pallatin te ‘ish-parku i Autobusëve’, Goxhaj: Nuk ka banorë te demtuar

schedule17:13 - 14 Shtator, 2023

schedule 17:13 - 14 Shtator, 2023

Forcat e shumta zjarrfikëse të cilat mbërritur menjëherë pas sinjalizimit nga banorët kanë vendosur nën kontroll flakët në pallatin në rrugën “Sali Butka”.

Drejtori i zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj bëri të ditur se nuk ka banorë të dëmtuar, ndërsa flakët po izolohen.

“Situata e zjarrit është nën kontroll zjarri po shkon drejt izolimit. Po vijojmë me vatrën e fundit të zjarrit që është në një banesë. Zjarri ka marrë përmasa të shpejta. Që në momentet e para jemi interesuar për qytetarët e gjendur në banesë dhe kemi kryer evakuimin e qytetarëve.

Nga kontrollet e kryera nuk na rezulton që të kemi qytetarë të dëmtuar në banesa. Dëmet nga zjarri janë shumë të mëdha, por po shkon drejt izolimit. Ky ka qenë një rast i veçantë për qytetin e Tiranës. Kjo e ka vështirësuar edhe ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës dhe është dashur një kohë e gjatë për të vënë zjarrin në kontroll. Fasada e objektit ka përhapur vatrën e zjarrit. Situata e zjarrit është nën kontroll”, deklaroi Goxhaj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!