Zjarri në pallatin në Lezhë, katër persona përfundojnë në spital

schedule19:16 - 27 Tetor, 2024

schedule 19:16 - 27 Tetor, 2024

Një pallat 10 katësh u përfshirë nga flakët këtë të diel, në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë.

Nga informacionet, mësohet se në spital kanë përfunduar katër persona, bëhet fjalë për 3 zjarrfikëse dhe një të moshuar.

Këta shtetas kanë marrë menjëherë ndihmë mjekësore. Dyshohet se zjarri u shkaktua në kabinën elektrike që ndodhet në katin përdhese të pallatit.

Si pasojë e flakëve i gjithë pallati u mbulua me tym, ndërsa banorët arritën të dilni jashtë. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga ABC News zjarrfikësit kanë ndërhyrë dhe kanë mundur të shuajnë flakët.

/abcnews.al/