Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në Orosh të Mirditës. Zjarri ka nisur prej ditës së djeshme, dhe vijon me intensitet më të lartë në këtë të hënë.
Terreni i vështirë malor vështirëson ndërhyrjen, ndërsa era e fortë favorizon përhapjen e flakëve.
Në këtë operacion janë angazhuar 6 zjarrfikës dhe rreth 60 forca, përfshirë edhe 30 forca nga Ushtria. Aktualisht situata është vendosur nën kontroll.
/abcnews.al/