Zjarri në fshatin Cërrilë të Mallakastrës ka djegur mbi 20 hektarë pyll me pisha.
Gazetarja Valbona Davidhi raporton se zjarri ka përfshirë gjithashtu mbi 1 mijë rrënjë ullinj, tre banesa të pabanuara, një e banuar dhe një stallë. Nuk ka viktima në njerëz apo bagëti.
Fshati ka pasur 280 shtëpi, kanë mbetur 30 banorë dhe asnjë nuk tregon se kush i vuri zjarrin pyllit, pohuan burime policore. /abcnews.al