Zjarri në Malin e Çikës vijon prej dy ditësh, flakët përparojnë drejt fshatit Dhërmi

schedule20:49 - 13 Korrik, 2022

schedule 20:49 - 13 Korrik, 2022

Zjarri në malin e Çikës vijon, teksa mbasditen e sotme flakët kanë zbritur edhe më poshtë duke ju afruar fshatit Dhërmi.

Nga tymi që ka përfshirë këtë zonë ka larguar dhe pushuesit nga plazhi, pasi era që fryn nga jugu tymin e ka drejtuar në plazh ku ka pasur dhe shume pushues të cilët janë larguar nga kjo re tymi. Ndërkohë që në orët e para të ditës dhe në vijim  janë zjarrfiksit e Himarës që qëndrojnë nga zona e fshatit Dhërmi, për ta mbajtur në kontroll ndërkohë që punonjësit e ADZM ndodhen nga fshati Palasë.

Nga dita e djeshme dhe deri tani në malin e Cikës jamë djegur disa hektarë me shkurre dhe pemë  (trungje) të thata në një vijë prej 3 km. Mësohet se ditën e nesërme në orët e para do të ndërhyet me ushtarë të Forcave të Armatosura. Sipas prefekturës së Vlorës do të jenë 60 ushtar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!