Zjarri në magazinë, Goxhaj: I rrezikshëm, kërkuam përforcime nga grupet e shpëtimit të minierave

schedule10:25 - 25 Mars, 2021

schedule 10:25 - 25 Mars, 2021

Drejtori i Zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj në një komunikim për mediat tha se forcat zjarrfikëse, kanë arritur pas 15 orësh punë të neutralizojnë zjarrin e rënë mbrëmjen e djeshme në një magazinë në mbikalimin e Kamzës.

Ai theksoi se përbërja e magazinës nga materiale të ndryshme bën të pamundur ndalimin e tymit, ndërsa shtoi se kanë kërkuar përforcime nga shpëtimi i minierave.

Lexo edhe: Hyri për të shpëtuar punonjësit nga zjarri në magazinë, ende mister fati i rojës së sigurimit

“Kemi një zjarr shumë të rrezikshëm. Zjarri është në bodrum dhe materialet janë këpucë e veshmbathje, prandaj na e bën shumë të vështirë punën për ta neutralizuar. Kemi 15 orë që po punojmë me pajisje specifike.

Lexo edhe: “Ra zjarr, zjarr…”/ Zbardhet si nisën flakët në magazinë, shefi i sigurisë hyri për të shuar vatrën, ende i pagjetur

Situatën e bën më të dhimbshme njoftimi që kemi marrë se një punonjës ndodhet në vatrën e zjarrit, i cili pas 3 orëve të para është eliminuar, por përbërja e magazinës na e bën të pamundur eliminimin e tymit. Gjithashtu ne kemi angazhuar të gjithë personelin e Bashkisë dhe kemi kërkuar ndihmë nga kërkim shpëtimi minierave.

Po ashtu edhe nga bisedat që kemi bërë me pronarët, sipërfaqja është 1000 m2 dhe është e ndarë në disa pjesë, kemi bërë kontrolle në korridor dhe nuk kemi konstatuar trupin, puna është përqendruar te magazina.

Ambienti ku është magazina është e pamundur që të bëhet një ndërhyrje normale. Këto zjarre janë shumë të rrezikshme dhe po të kemi parasysh ngjarjet e kaluara kanë vazhduar për ditë të tëra, për objektin dhe zonën përreth nuk do jetë i rrezikshëm se flakët janë ulur”, ka thënë drejtori i zjarrfikëses.

Zjarri ka rënë mbrëmjen e djeshme dhe roja i sigurisë Arjan Sala 30-vjeç ka mbetur i bllokuar, ndërsa ende nuk është gjetur.

Gjithashtu dyshohet se Sala mund të ketë humbur jetën.

30-vjeçari u fut në magazinë për të shpëtuar punonjësit nga zjarri që kishte rënë, por mund të jetë bllokuar brenda.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!