Zjarri në Kalimash, Çako: Sot situata më e qetë, por jemi në punë intensive

schedule11:11 - 10 Gusht, 2021

schedule 11:11 - 10 Gusht, 2021

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako u shpreh se pas ndërhyrjeve të realizuara gjatë natës nga shërbimet zjarrfikëse, sot situata në Kalimash paraqitet më e qetë.

Çako theksoi se nga ana e strukturave ka pasur një angazhim maksimal për neutralizimin e zjarrit, ndërsa shtoi se aktualisht puna vazhdon pasi janë rreth 3-4 vatra mbi tunel dhe në pjesën e malit që mund të krijojnë situata problematike.

“Situata është në kontroll të plotë. Ka qenë një natë shumë e vështirë pasi është krijuar një ambient i vështirë në tunelin e Thirrës pasi është një korridor shumë i rëndësishëm. Ka pasur një angazhim të madh të gjitha strukturave. Jemi në një proces punë intensive, pasi rreth 3-4 vatra mbi tunel dhe në pjesën e malit që krijon dhe dekantimin e tymit. Dua të theksoj se puna do të vazhdojë  deri në shuarjen e plotë të zjarrit”,  tha ai.

Gjithashtu theksoi se për momentin po operohet me forcat e ardhura nga Kosova dhe zjarri është larg qendrave të banuara, duke shtuar se nëse do të jetë e nevojshme policia do të ndërhyjë për të bërë evakuimin e banorëve.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!