Zjarri në godinën e azilit në Fier/ Flasin të moshuarit: Korridori u mbush plot me tym dhe nuk kaloje dot

schedule17:15 - 29 Nëntor, 2023

schedule 17:15 - 29 Nëntor, 2023

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me zjarrin që përfshiu azilin e të moshurve në Fier. Gazetarja Valbona Davidhi tregoi në një lidhje me “News Line”, se të moshuarit do të mbahen mbrëmjen e sotme në spital, për të parë ecurinë e tyre shëndetësore, do të lahen dhe ushqehen.

Ajo theksoi ëhet fjalë për një zjarr të qëllimshëm. Dyshimet e para janë që janë djegur një grumbull mbetjesh, përfshirë këtu mbetje plastike rreth orës 15:30 të ditës së sotme. Edhe është shkaktuar një tym, i cili përmes dritares së pasme ka përfshirë të gjithë goditën.

Ishte një situatë e paqartë në fillim, por grupi hetimor po vazhdon hetimet aktualisht për të parë se çfarë ka ndodhur dhe kush është personi që ka ndezur zjarrin.

Ndërsa, disa nga të moshuarit kanë ndarë përjetimin e tyre të momentit për mikrofonin e ABC News:

“Brenda isha në dhomë unë. Ishte një dritare dhe dukej një zjarr i madh”.

“Vetëm tym, asgjë tjetër. Nuk shikoje dot. Korridori u mbush plot me tym dhe nuk kaloje dot”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!