Një person është vënë në pranga dhe një është shpallur në kërkim për zjarrvënie të qëllimshme në Berat. Bëhet e ditur se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan një 35-vjeçarin Mario Cuedari, banues në Vëndreshë.
Cuedari dyshohet si autor i zjarrvënies në fshatin Vëndreshë ku si pasojë është djegur sipërfaqe e konsiderueshme toke me pyje dhe bimësi të ndryshme.
Gjithashtu, u shpall në kërkim 44-vjeçari Besnik Hoxha banues në Bathore. Hoxha dyshohet si autor i zjarrvënies në Malin e Tomorrit, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha dhe kullota. s.b/abcnews.al/