Mbi 100 hektare siperfaqe me ullishta dhe shkurre u dogjen, automjete u shkrumbuaan nga flaket ndersa u preken dhe oborret e disa banesave.
Keto jane pasojat qe la pas zjarri masiv ne fshatin Drize te Fierit, ku flaket te favorizuara nga era u afruan rrezikshem prane banesave dhe detyruan disa prej familejeve te perbgallen me panic, deme dhe evaukuimin e perkohshsem
Banoret e prekur nga zjarri thone se demet jane te konsdierueshme. Ata thone se zjarri I ka vene ne rrezik mundin e nje jete
Zjarri ra mesditën e 5 korrikut në fshatin Drizë I cili i favorizuar nga era u përhap me shpejtësi drejt zonave përreth, duke prekur edhe Peshtanin. Ndërhyrja nga ajri dhe toka bëri të mundur shmangien e dëmeve më të mëdha në banesa, ndërsa vatra u vu plotësisht nën kontroll mbremjen e djeshme
Për shuarjen e flakëve u angazhuan dhjetëra forca në terren, përfshirë 15 zjarrfikëse, 2 helikoptëere 4 autobotë me ujë dhe banorë vullnetar
Per ngjarjen Policia e Fierit arrestoi në flagrancë një 20-vjeçar, banues në Drizë, i identifikuar si Nikola Jaku autori i dyshuar i zjarrvënies
Sipas policisë, i riu dyshohet se kishte ndezur zjarr në tokën në pronësi të babait të tij për djegien e disa barishteve, por flakët dolen jashtë kontrollit dhe u përhapën në disa fshatra, duke shkaktuar dëme materiale dhe duke rrezikuar banesat.
Fatmirsisht, nga zjarri nuk pati humbje jete apo persona të lënduar, ndërsa zona do të vijojë të mbahet nën monitorim per te shmangur çdo riaktivizim te mundshem te vatrave



