Ekipet e Emergjencave Civile të Bashkisë në Elbasan u përballen me një situatë të vështirë në zonën e Labinotit Mal, që u përfshi nga flakët ditën e sotme.
Burime për “ABC News” bëjnë me dije se Kodrinat e Cërrujës dhe Gurit të Zi u përfshinë nga një zjarr i paprecedent. Për shkak të terrenit të vështirë është dashur edhe ndërhyrja nga ajri e Forcave të Armatosura për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Po ashtu zjarrfikës e vullnetarë të zonës kanë kanë bashkëpunuar për normalizimin e situatës.
Lexo edhe: VIDEO/ Dy vatra zjarri brenda një ore në Urën Vajgurore, dyshohen se janë të qëllimshme