Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Në ndihmë të forcave në terren janë nisur dy avionë dhe 40 trupa të Forcave të Armatosura. Në operacion janë angazhuar gjithashtu forcat e Emergjencave Civile të Bashkisë Vlorë dhe shërbimet zjarrfikëse.
Forcat në terren po punojnë për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit. Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, pasi flakët janë përhapur në një zonë të mbuluar me shkurre dhe bimësi.
Autoritetet vijojnë ndërhyrjen për vënien nën kontroll të situatës dhe shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit.



