Zjarri me një viktimë në komisariatin e Kamzës, zjarrfikësi për ABC: I gjeta të dy pa ndjenja

schedule17:24 - 28 Mars, 2022

schedule 17:24 - 28 Mars, 2022

Nga Xhensila Kodra

Zjarrfikësi Sokol Kovaçi ishte i pari që ndërhyri në komisariatin e Kamzës, menjëherë pasi u informuan për ngjarjen.

Në një intervistë për ABC, rrëfen se si gjeti të asfiksuar 26 vjeçarin Arben Micin. Si dhe për mënyrën se si u gjet në gjendje të rëndë oficeri i policisë, Hajredin Boja.

LEXO EDHE: Detaje të reja për zjarrin në Komisariatin e Kamzës, në xhupin e viktimës u gjetën 5 cigare dhe një çakmak

Komandanti i shërbimit zjarrfikës tregon se terreni ku ata po punonin ishte tepër i vështirë.

Sokol Kovaçi, prej 20 vitesh punon si zjarrfikës. Ndërkohë, një grup i posaçëm pranë këtij shërbimi janë pjesë e hetimit për zbardhjen e rrethanave të plota./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!