Prej pasdites së djeshme, vazhdon zjarri në vendgrumbullimi e mbetjeve në Vlorë. Zjarri ka qenë për gjatë gjithë natës, ndërsa forcat zjarrfikëse prej orësh janë aty.
Përveç zjarrfikëses, janë shtuar edhe katër fadroma për hedhjen e dherave dhe izolimin e flakëve në vendgrumbullim.
Gazetari i ABC News, Elton Nika raporton se po punohet me eliminimin e vatrave të fundit të zjarrit, ndërsa kanë ardhur në ndihmë edhe dy mjete të ushtrisë.
Po ashtu konfirmohet se zjarri është i qëllimshëm. r.t/abcnews.al