Zjarrfikësit i shpëtuan jetën në muajin gusht, djali vret nënën me thikë: Ajo nuk po më njihte më

schedule14:34 - 3 Shtator, 2021

schedule 14:34 - 3 Shtator, 2021

Një jetë që u shpëtua nga zjarrfikësit në muajt gusht u mor me gjakftohtësi nga një 48-vjeçar në Greqi ditën e djeshme.

Ai vuante nga probleme të rënda psikologjike dhe të enjten mori thikën e kuzhinës dhe i preu fytin nënës së tij e cila ndodhej e shtrirë në shtrat.

E moshuara ishte shpëtuar nga zjarrfikësit pas zjarreve që kërcënuan banesën e saj gjatë muajit të kaluar.

Pas krimit makabër 48-vjeçari mori në telefon policinë dhe tha: “Unë e vrava nënën time”.

Ai u shpreh se ajo ishte e shtrirë në shtrat dhe nuk po e njihte më edhe pse ishte biri i saj. Në mendjen e tij të çorientuar për shkak të probleme të rënda, autori mendonte se mënyra më e mirë për ta shpëtuar atë nga “martirizimi” ishte që t’i merrte jetën. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!