Zjarrfikësit e uzinës së Ballshit, protestë për pagat e prapambetura

schedule10:06 - 30 Janar, 2018

schedule 10:06 - 30 Janar, 2018

43 zjarrfikës të Uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, protestuam përpara prefekturës së Fierit për pagat e prapambetura.

Ata kërkojnë pagat e pamarra për periudhën kur uzina e naftës u ndal përpara 2 vitesh. Reparti zjarrfikës vazhdon punën, pavarësisht ndaljeve të punës në uzinë.

Kështu me mbylljen e fundit të uzinës, zjarrfikësve nuk u janë paguar muajt dhjetor dhe janar duke cuar në total 16 muaj të papaguar.

Ndalja e mëparshme e uzinës ndodhi nga korriku i 2015-ës deri në tetor të vitit 2016.

Kjo ishte periudha kur uzina u mbyll për shkak të borxheve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!