Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarret në vend, Rama: Gatishmëri dhe bashkëpunim mes strukturave shtetërore. Mbështetje edhe nga partnerë europianë

schedule20:29 - 13 Gusht, 2025

schedule 20:29 - 13 Gusht, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në vend. Një ditë sakrifice dhe krenarie për të gjithë strukturat shtetërore, ka nënvizuar Rama ndërsa thekson se janë angazhuar pa ndërprerje në terren për të shuar flakët që kanë përfshirë vendin.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë aktive 34 vatra, 13 prej të cilave janë të izoluara.

Më tej nënvizon se gatishmëria ka qenë maksimale dhe bashkëpunimi mes të gjitha strukturave shtetërore po ashtu ka qenë i lartë duke shtuar se  edhe mbështetja e partnerëve europianë dhe emiratas po vijon për të përballuar këtë situatë të vështirë.

Reagimi i plotë

Një ditë sakrifice dhe krenarie për të gjitha strukturat shtetërore, që vijojnë pa ndërprerje përpjekjet në terren për shuarjen e flakëve në të gjithë vendin

Gjatë 24 orëve të fundit:

34 vatra aktive

13 të izoluara dhe të shuara

Në operacione janë angazhuar:

Dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe trupa të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në të gjitha bashkitë e prekura

Mbi 600 efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, punonjës bashkiakë dhe forca vullnetare

5 helikopterë dhe 1 avion zjarrfikës Canadair i sjellë bujarisht nga miqtë e shtrenjtë italianë

Qindra mjete, përfshirë autoambulanca dhe mjete transporti për evakuimin dhe mbështetjen e banorëve

Vatra që kërkojnë vëmendje në vazhdim: Delvinë, Poliçan, Gramsh, Dropull, Finiq, Berat, Tepelenë dhe Bulqizë, ku forcat nga toka dhe mjetet nga ajri po punojnë pa u ndalur për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe pronës.

Gatishmëria është maksimale dhe bashkëpunimi mes të gjitha strukturave shtetërore dhe mbështetja e partnerëve europianë dhe emiratas po vijon për të përballuar këtë situatë të vështirë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!