Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shuhen zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 5 vatra në të gjithë vendin

schedule11:47 - 19 Gusht, 2025

schedule 11:47 - 19 Gusht, 2025

SHQIPËRI- Pas më shumë se 10 ditësh luftë me zjarret duket se tashmë situata është qetësuar.Në të gjithë territorin në 24 orët e fundit raportohet se janë  vetëm 5 vatra zjarri nga të cilat 3 janë ende active dhe 2 nën monitorim.

Në flakë rezultojnë se janë pyje në zona  të thella të cilat nuk përbëjnë asnjë rrezik për zonat e banuara.

Sipas ministrisë së Mbrojtjes vijon të ketë prezencë të zjarrit në Ternovë, në bashkinë Bulqizë I cili po mbahet nën monitorim nga 7 efektiv   të forcave zjarrëfikëse për të eliminiuar çdo mundësi riaktivizimi nga djegia e trungjeve të thatë brenda vatrës.

Situata vijon të monitorohet në fshatrat Kulumri dhe Lumi i Trunit në bashkinë Fushë-Arrëz. Gjatë orëve të mëngjesit është bërë rivlerësimi i situatës dhe aktualisht po punohet për të parë nëse ka vatra aktive, si dhe për izolimin e cungjeve që vijojnë të digjen. Në terren janë angazhuar 50 forca të cilat janë shpërndarë në dy grupe me qëllim vendosjen nën kontroll dhe shuarjen përfundimtare të zjarrit. Momentalisht, situata është e qetë dhe flakët janë shuar, por puna po vijon për të garantuar izolimin e plotë të vatrës.

Vatra e zjarrit në Malin e Bërzhitës në fshatrat Ibë dhe Durisht të njësive administrative Bërzhitë dhe Petrelë ndodhet në një terren shumë të largët dhe të vështirë për ndërhyrje nga toka.

Zjarri në fshatrat Damjan dhe Isufaj të Tiranës dhe në zonën e Pezë – Helmës, vijon të jetë aktiv në disa vatra të minimizuara, por që po mbahen nën mbikëqyrje deri në fikjen përfundimtare.Po ashtu edhe në

Parkun Natyror Gërmenj, situata paraqitet më e qetë si pasojë e punës se forcave operacionale por dhe për shkak të rreshjeve të shiut të rëna pasditen e djeshme.

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!