Zjarret në Portugali, evakuohen qindra persona

schedule15:10 - 7 Gusht, 2018

schedule 15:10 - 7 Gusht, 2018

Temperaturat e larta kanë shkaktuar vatra të shumta zjarri në Portugali, ku gjatë ditës kanë vënë në rrezik dhe një qytet turistik. Autoriteteve iu është dashur të evakuaojnë me qindra persona nga një zonë në jug të Lisbonës.

Zjarret që kanë përfshirë që prej pesë ditësh pjesën jugore të Portugalisë I janë afruar dhe rajonit të Algarves, pavarësisht përpjekjeve të zjarrfiksëve dhe ushtarëve. Mbrojtja civile portugeze bëri të ditur se rreth 250 persona u evakuuan nga rajoni i Algarves, një lokalitet prej 6 000 banorësh dhe që ndodhet 164 kilometra në jug të Lisbonës. Deri tani bilanci flet për 30 të plagosur, një prej të cilëve në gjendje kritike për jetën.evakuimi

Një mijë zjarrfikës, 100 ushtarë, më shumë se 330 automjete, 19 avionë dhe gjashtë helikopterë janë përfshirë në operacionet për të vënë nën kontroll zjarret.

Pasi njoftimeve se 95% e perimetrit të zjarrit ishte në kontroll, autoritetet pranuan se situata ishte rënduar për shkak të kushteve meteorologjike.

Disa nga hotelet më të njohura të zonës, por edhe banorë të fshatrave përreth, janë evakuuar tashmë, për të shmangur viktimat.

Portugalia përballet shpesh me zjarre në këtë periudhë, ndërsa më i madhi u regjistrua një vit më parë, me një bilanc tragjik prej 114 personash. Që nga ajo kohë shërbimet emergjente janë përforcuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!