Zjarret në Panaj dhe Mifol, arrestohet njëri nga autorët, nën hetim një tjetër

schedule10:33 - 24 Shtator, 2023

schedule 10:33 - 24 Shtator, 2023

Një person ka rënë në prangat e policisë së Vlorës dhe një tjetër është nën hetim pasi akuzohen për zjarrëvënie në fshatrat Panaja dhe Mifol.

Sipas policisë mësohet se në pranga një nga shtetasit që ndezi zjarr nga përhapja e të cilit u dogjën një sipërfaqe toke dhe u dëmtua ambienti i jashtëm i një lokali, në fshatin Panaja.

Procedohet penalisht dhe shtetasi tjetër që ndezi zjarrin në fshatin Mifol, nga përhapja e të cilit u dogjë një sipërfaqe toke me bimë dhe shkurre.

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin 56 vjeç, pasi ka ndezur zjarr në fshatin Panaja, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur një sipërfaqe toke me bimë dhe ambienti i jashtëm i një lokali.

Ndërsa ka nisur procedimi penal për një 69 vjeçar, pasi ka ndezur zjarr, në pyllin e fshatin Mifol, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!