Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarret në Ballkan/ Gazetari: Në Greqi, qindra hektarë të djegura! Nimanbegu: Në Mal të Zi, aktive 3 vatra zjarri

schedule17:26 - 13 Gusht, 2025

schedule 17:26 - 13 Gusht, 2025

Zjarret kanë përfshirë masivisht rajonin. Situata është kritike në Greqi, ndërsa Mali i Zi po ashtu zjarrfikësit vazhdojnë luftën me flakët. Një ushtar humbi jetën pak ditë më parë në mal të Zi

Shefi i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Ulqin, Abdullah Nimanbegu tha se ende janë aktive tre vatra zjarri që deri tani nuk paraqesin rrezik

Ndërsa në Greqi situata gjithashtu vijon të jetë kritike, ndërsa autoritetet vijojnë evakuimin e qytetarëve për t’i shpëtuar rrezikut.

Gazetari Etmond Guri tha se Greqia ka pasur ndihmë nga shumë vende, por për shkak të numrit të lartë të vatrave, është i vështirë edhe menaxhimi i situatës.

“Ndihmë ka ardhur nga shumë vende por jo në dinamikën e duhur. Ka një flotë shumë të madhe me mjete,  dhe ka ardhur ndihmë nga shumë shtete të Europës. Por ajo që e dëmton të gjithë imazhin është fakti se ka shumë vatra zjarri dhe nuk është fokusimi të një vatër”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!