Zjarret masive në Kaliforni shkaktojnë viktima dhe shumë dëme materiale

schedule16:27 - 29 Korrik, 2018

schedule 16:27 - 29 Korrik, 2018

6 persona, mes të cilëve dy fëmijë, kanë humbur jetën në zjarret masive që kanë përfshirë veriun e Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara. Zjarrëfikësit po punojnë për mbajtjen nën kontroll të flakëve. Ndërsa, mbi 37 mijë persona janë evakuuar.

Qeveria federale e SHBA-ve miratoi masa emergjente për në Kaliforni, ndërsa mijëra zjarrfikës luftojnë për të mbajtur nën kontroll një seri zjarresh të dhunshme që vranë të paktën gjashtë persona dhe shkatërruan të paktën 500 ndërtesa.

Mbi 37 mijë njerëz janë evakuuar. Situatë emergjente paraqitet gjithashtu në disa zona të Luginës Napa, ku prodhohet vera e famshme kaliforniane. Në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kaliforni, Presidenti Donald Trump “urdhëroi ndihmë federale për të plotësuar përpjekjet e reagimit shtetëror dhe lokal për shkak të kushteve emergjente që rezultojnë nga zjarri që filloi më 23 Korrik”, tha Shtëpia e Bardhë.

Numri i zjarreve që kërcënojnë shtetin perëndimor pothuajse është dyfishuar, ndërsa një vatër tjetër ka detyruar mijëra njerëz të ikin dhe një e zjarr i tretë ka detyruar mbylljen e pjesshme të Parkut Kombëtar Yosemite.

Dy fëmijë të vegjël dhe gjyshja e tyre 70-vjeçare, Melody Bledsoe, humbën jetën pasi makina e tyre ishte prishur dhe u kaplua nga flakët, siç u konfirmua nga anëtarët e familjes në mediat amerikane. Zjarri vrau gjithashtu dy zjarrfikës, tha Departamenti i Pyjeve dhe Zjarrfikësve të Kalifornisë. Gjithashtu edhe viktima e gjashtë është një zjarrëfikës, i cili po luftone me flakët në zonën e Fergusonit.

Ndërkohë, zjarri në veri të Kalifornisë ka nisur që prej të hënës së kaluar dhe ka shkatërruar mbi 32 mijë hektarë terren. Erërat e forta dhe temperaturat e larta kanë ndihmuar përhapjen me shpejtësi të zjarrit. Madje në disa zona janë regjistruar fenomene të tilla si tornado zjarri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!