Ndersa disa vatra zjarresh vazhojne te jene active prej ditesh ne zona te ndryshme te vendit, bashkimi europian njofton se nje avion do ti vije ne ndihme shqiperise per shurajen e flakeve.
Ne faqen zyrtare te Komisionit Europian njoftohet se nje avion ushtarak shumëfunksional nga Rumania, me kapacitet 6 ton ujë, do të vije në 14 gusht ne vendin tone, si pjese e mbështetjes emergjente te BE për Greqinë dhe Shqipërinë.
Situata me problematike eshte ne Parkun Kombëtar të Prespës, në Malin e Thatë, ku prej 7 ditesh vazhdojne te punojne forca te zjarrfikesve nga te gjitha bashkite e Qarkut te Korces dhe efektivë të Forcave të Armatosura. Ne Parkun e Prespës po punojne vetem forca tokesore qe thuajse e kane te pamundur te perballojne intensitetin e flakeve.
Situate e veshtire eshte edhe ne malin e Tomorrit, ku mesditen e se henes nisi nje zjarr ne kuroren me pisha, pikerisht ne vendin ku pas pak ditesh nis pelegrinazhi per besimtaret bektashinj.
Flakët kanë përshirë dhe Parkun Kombëtar të Alpeve në Tropojë ndërsa po punohet për shuarjen e plotë të vatrës në qafën e Kolecit. Flakët kufizohen me shkëmbinj dhe sipas emergjencve nuk kanë rrezik për tu përhapur.
Pas punës së pandërprerë strukturat operacionale të Emergjencave Civile kanë vënë nën kontroll mbremjen e se henes vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës.
Nje nate me pare, dy familje janë evakuar në lartësitë e Mesopotamit në Finiq si pasojë e flakëve në këtë zonë./abcnews.al