Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarret, alarm i kuq në 3 qarqe/ IGJEUM: Rrezik i lartë në Lezhë, Durrës dhe Fier

schedule13:35 - 6 Korrik, 2026

schedule 13:35 - 6 Korrik, 2026

Megjithëse termometri  do të regjistrojë vlera me  dy gradë celcius më pak se java e kaluar  një pjesë e territorit të vendit rrezikohet nga zjarret.  Mundësi mesatare deri në të lartë për përhapje  të  flakëve  Instituti  I Gjeoshkencave  parashikon në  9 qarqe.

“Qarku I Lezhës, Durresit dhe Fierit të cilat ndodhen  në rrezik të lartë sa I  përket zjarreve në pyje ndërkohë kjo lidhet me temperatura  të larta dhe thatësirën për mungesë reshjesh disa ditë me radhë

Qarqet e tjera rrezik te moderuar dhe lokalisht disa prej qarqeve kanë probablitet të lartë Shkodra rrezik I moderuar, por lokalisht  pjesa jugperëndimore  rrezik I lartë sa I takon favorizmit të zjarreve, Tirana, Elbasani ,  Berati , Gjirokastra, Vlora të cilat në zona të lokalizuara arrijnë në  rrezik të lartë sa I takon përhapjes së zjarreve.”



Në zona kodrinore dhe malore kryesisht meteorologët  pasditen e të martës  dhe të mërkurës  parashikojnë  rrebeshe,  por  sipas tyre nuk pritet të jenë shumë ndihmuese  për shuarjen e një zjarri të mundshëm.

“Tipike rrebeshet  përshkak  të avullimit  të menjëhershëm kthehen në reshje me intensitet të shtuar

Nëse ka premisë të ndodhet një zjarr në zona kodrinore, malore mund të ketë reshje, por nuk  mund të presim shumë prej tyre se  janë të lokalizuara si në kohë  dhe siperfaqe.”

Temperaturat    deri në fundjavë parashikohet të  shënojnë deri në   34 gradë , më pas pritet një rritje graduale e tyre.

“Maksimumet pritet të shkojnë deri në 34 gradë për zonat e ulta kur është dhe maksimumi për vendin tonë nderkohë tempertuarat minimale ato të natës pritet të shenonjë deri 19 gradë dhe jo me poshtë.  Në fundjavë pritet rritje graduale.”

Korriku sipas meteorologëve  është muaji që regjistron  dhe temperaturat më të larta në vend me vlera që kanë kaluar  40 gradë celcius.   / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!